Rreth 85 mijë biznese kanë përfituar nga ulja e taksave. Nga Synej, në një takim me banorë të zonës, ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj u ndal tek ajo që e quajti si miti i rritjes së taksave, duke thënë se nuk ka rritje takse për biznesin e fogël.
"Ne erdhëm me moton ?kush fiton më shumë, do paguajë më shumë? dhe çfarë bëmë? Gati 85 mijë bizneseve ose ua bëmë taksën zero, ose ua ulëm taksën nga 15 në 5%. Vetëm 19 mijë bizneseve ua bëmë taksën nga 10% në 15%. Përsa i përket biznesit të vogël që përbën 80% - 85% të bizneseve, që prek gati 500 mijë familje shqiptare, ne e ulëm taksën".
Gjatë turit me qytetarët ?Puna për Shqipërinë që Duam?, ministri Ahmetaj u ndal edhe te ndërtimi i rrugës Kashar ?Rrozhinë, që do të ndihmojë në zhvillimin e zonës, pasi e bën zonën e Rrogozhinës si lagje të kryeytetit që të arrihet në 15 deri në 20 minuta.
Tv Klan