http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kamerat e një karburanti në zonën e Fushë-Krujës ku u gjet i vrarë e i djegur 57-vjeçari kosovar, kanë fiksuar edhe një person tjetër pranë vendit të ngjarjes.
Burime nga policia thanë se pas marrjes në pyetje të disa dëshmitarëve, kanë parë një person të largohet nga vendi ku u gjet makina e djegur. Veç kësaj më herët automjeti i djegur është fiksuar nga kamerat e një karburanti pranë zonës. Pas këqyrjes së pamjeve filmike hetuesit thanë se 57-vjeçari nuk udhëtonte i vetëm dhe se me të ka qenë një person tjetër.
Ndonëse ende nuk jepen të dhëna të tjera policia po punon për zbardhjen e identitetit të tij dhe marrjen në pyetje.
Deri më tani, dyshohet se viktima është Xhavit Osmani, 57 vjeç nga Vushtria, por do të jenë analizat ADN-së ato që do të përcaktojnë saktë identitetin e tij.
Nga dyshimet e para hetuesit mendojnë se viktima është qëlluar në kokë me armë zjarri dhe më pas trupi është djegur brenda automjetit.
Sipas të dhënave të policisë kosovare makina tip ?Volksvagen Toruan? është në pronësi të Xhavit Osmanit i cili ka hyrë në Shqipëri para një jave nga pika e kalimit kufitar të Morinit ndërsa familjarët e tij e kanë denoncuar të zhdukur.