Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dorëheqja e Saimir Tahirit nga posti i deputetit, sipas nënkryetarit të PD është një lojë në përpjekje për t?i hedhur hi syve shqiptarëve dhe për të mashtruar ndërkombëtarët. Paloka deklaroi se edhe pse pa mandat Tahiri vijon të jetë i lirë, pasi ka mbrojtjen e plotë të Ramës.
Paloka: Projekti ishte i Ramës dhe u zbatua nga Tahiri dhe bandat e rilindjes. Për këtë arsye sot Tahiri vazhdon të jetë i lirë çuditërisht, ndërkohë që duhet të ishte prapa hekurave sepse ka garancinë e plotë të prokurorit të përgjithshëm Edvin Rama.
Gjithashtu Paloka tha se puna e komisionit hetimor do të vijojë deri në fund, pasi puna e objekt i këtij komisioni është edhe kryeministri Rama
Paloka: Si kryetar i Komisionit Hetimor që rëndom quhet komisioni Tahiri por që në fakt po të shihni objektin është ngritur për të hetuar Ramën bashkë me Tahirin, ky komision do të vazhdojë të bëjë rolin e tij deri në fund.
Në lidhje me deklaratat e PD për dorëheqjen e Saimir Tahirit ka ardhur edhe reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla në rrjetin social facebook. Sipas socialistit pikëllimi i opozitës për Tahirin, koincidon edhe me arrestimet në Gjermani dhe Spanjë. Sipas Ballës kjo situatë në PD ngjan me një përrallë dhe lojëra pa lidhje.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/paloka-cdo-minute-qe-iken-verteton-lojen-e-tahirit-dhe-kapos-se-tij