Ora News - Nderime për Qemal Stafën, Bushati dhe LSI vlerësuan idealet e heroit të LANÇ

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe LSI kanë përkujtuar dhe zhvilluar homazhe në nderim të heroit të Luftës Nacional Çlirimtare Qemal Stafa. Përfaqësuesit e politikës, iu referuan idealeve të riut Qemal Stafa për të thënë se sot Shqipëria ka detyrimin për të përmbushur ambicien e saj evropiane.

Figura e Qemal Stafës, ideali i një të riu që në burg e liri lufton për çlirimin e atdheut, qëndroi mbi palët e politikës.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, iu referua skicave letrare të Qemal Stafës ?Qortimet e Vjeshtës?, shkruar në 1936, për të dhënë mesazhe se sot pas gjithë këtyre dekadave, Shqipëria po lufton për ndarjen nga krimi dhe korrupsioni në drejtësi për tu bërë pjesë e familjes evropiane.

Bushati: Duket sikur Qemal Stafa i flet edhe sot e kësaj dite Shqipërisë, duket sikur Qemal Stafa u flet studentëve të Dhjetorit të '90, duket sikur Qemal Stafa u flet sot për sot përpjekjeve që bën shoqëria shqiptare për tu ndarë me të vjetrën, me pallatin e drejtësisë që po shembet, për tu ndarë dhe për të larë hesapet me krimin e organizuar, me korrupsionin, për të ndezur dritën drejt një jetë më të mirë që në fakt është Bashkimi Europian.
Zv.kryetari i LSI, Luan Rama, dhe deputetët e kësaj partie zhvilluan homazhe në bustin e Qemal Stafës në Tiranë me rastin e 5 Majit.

Luan Rama u shpreh se 5 Maji është dita për të nderuar këtë brez është lidhur emri i Qemal Stafës, rënia e tij heroike me ditën e nderimit së dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/nderime-qemal-stafen-bushati-dhe-lsi-vleresuan-idealet-e-heroit-te-lanc

Share This Video


Download

  
Report form