Ora News - Me 15 maj publikohet lista e ilaçeve në spitale, drejtorët do përgjigjen për mungesat

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në të gjitha shërbimet e spitaleve të vendit do të publikohet në 15 maj lista e barnave për pacientët, dhe në rast se ka mungesa do të përgjigjet personalisht drejtuesi i spitalit. Ministrja Manastirliu u dha urdhër të qartë drejtuesve të spitaleve se nuk do të ketë më situatë mungesash ilaçesh.

Lista e barnave e spitaleve do të shpallet brenda datës 15 Maj në çdo pavion dhe shërbim urgjence, dhe Ministrja e Shëndetësisë paralajmëroi drejtorët e spitaleve se do të mbajnë përgjegjës nëse ka mungesa të tyre.

Kjo do të thotë se do të mbulohen barnat e spitaleve dhe nuk do të ketë mungesa, nuk do të ketë barna stok në spitale.

Manastirliu: Askush nuk mund të drejtojë më pacientin apo familjarin, që të blejë ilaçe jashtë spitalit. Lista esenciale e barnave do të shpallet brenda datës 15 Maj në çdo pavion dhe shërbim urgjence dhe drejtorët e spitaleve do të jenë përgjegjës nëse do te ketë mungesa të këtyre barnave. Ne financojmë sot rreth 35 milion euro për barnat dhe pajisjet mjekësore në spitalet tona. Dhe nëse një spital si Fieri apo Vlora i ka barnat, nuk ka arsye pse të mungojnë në Durrës apo diku tjetër. Pra është çështje menaxhimi.

Nga Lezha, Ministrja e Shëndetësisë Manastiliu paralajmëroi hapjen e një kursi intensiv për menaxhim shëndetësor për 40 drejtuesit e spitaleve.

Kjo do të shërbejë si një matje performance për drejtuesit e spitaleve për çështjen e furnizimit me barna.

Gjatë vitit 2018, do të investohen 14 milion euro për përmirësimin e spitaleve dhe qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë.

Manastirliu: Nga Kukësi në Sarandë, nga Lezha në Korçë, gjatë 2018 do të investojmë 14 milion euro për përmirësimin e spitaleve dhe qendrave shëndetësore, në të gjithë Shqipërinë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/me-15-maj-publikohet-lista-e-ilaceve-ne-spitale-drejtoret-do-pergjigjen-mungesat

Share This Video


Download

  
Report form