Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vetëm dy javë pas vizitës në Gjermani ku u prit në takim nga kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar një ekspozitë në Tiranë për të biseduar gjatë me ambasadoren gjermane Susanne Schütz.
Të premten në mbrëmje Rama dhe diplomatë të ndryshëm morën pjesë në ekspozitën "urtësia e pashuar" me vëllime dhe dorëshkrime të moçme të trashëgimisë humaniste dhe shpirtërore shqiptare.
Ky event u zhvillua në vilën e ish-diktatorit ku pjesëmarrësit patën mundësi të shikojnë dokumentet e vjetra të ekspozuara. Por kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja gjermane Susanne Schütz, për disa minuta me radhë janë parë duke diskutuar mes tyre të veçuar nga të tjerët.
Kjo bisedë e cila ka zgjatur disa minuta vjen pas deklaratave te opozites se kancelarja gjermane Angela Merkel ka permendur çështjen Tahiri, gjë që kryeministri Rama nuk e mohoi.
PD ka pretenduar po ashtu se Gjermania është e lëkundur në lidhje me statusin kandidat të Shqipërisë në BE.
Kryeministri tha se gjatë vizitës në Berlin, dëgjoi në gjermanisht akuzat e opozitës që ai i quajti baltë ndaj qeverisë dhe arritjeve të vendit. Ndërkohë, dy ditë më parë Saimir Tahiri hoqi dorë nga mandati i deputetit për të kërkuar te sqarimin e së vërtetës mbi akuzat e tij në pozitat e një qytetari të thjeshtë. Akuzat e opozitës për rastin Tahiri ishin se mazhoranca i dha Tahirit imunitet politik me mos lejimin e arrestimit të tij nga prokuroria.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-takon-ambasadoren-gjermane-bisedoje-disa-minuta-vec-nga-te-tjeret