Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në kuadër të Vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut dhe Javës së Evropës, është çelur në zemër të kryeqytetit, ekspozita " urtësia e pashuar", me vëllime dhe dorëshkrime të moçme të trashëgimisë sonë humaniste dhe shpirtërore.
Në këtë ekspozitë në ambientet e vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, mbretëron kodiku i purpurt i Beratit si dhe pergamenë, fermanë e dorëshkrime të rralla që dëshmojnë rreth 14 shekuj histori.
Për kryeministrin Rama, kjo ekspozitë është një mënyrë për t'u treguar evropianëve se ne dhe Evropa jemi një.
Rama: Është si të thuash një proces rizbulimi për ne shqiptarët dhe një proces zbulimi për ta, në fund të të cilit, ne dhe ata kuptojmë më mirë që jemi një, pavarësisht se fatet na kanë ndarë, këta në ?BE?, ne në ?E?, këta matanë, ne këtej. Në kërkimin e ?B?-së përpara ?E?-së, ne jemi falë edhe bashkëpunimit me ta, në një përpjekje ku shpeshherë mundohemi dhe nganjëherë lëndohemi për faktin se këtyre ?B?-ja ju mjafton që të zvogëlojnë ?E?-në tonë, që në fakt është po aq e madhe sa ?E?-ja e këtyre.
Ambasadorja e BE Romana Vlahutin, tha se fati evropian i Shqipërisë është i rrënjosur në të shkuarën dhe vlerat e veta, duke përcjellë dhe një mesazh për klasën politike në vend.
Vlahutin: Ky respekt duhet që t'u tregoj drejtimin e duhur atyre që janë zgjedhur për të përfaqësuar njerëzit e ti hapë rrugën e të provoj se integrimi evropian si një objektiv kombëtar nuk duhet të vuajë nga asnjë lloj ndarjeje mes shqiptarëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/celet-ekspozita-urtesia-e-pashuar-rama-ne-dhe-europa-jemi-nje