Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në vendin tonë çudirat nuk kanë të mbaruar.
Kamera e emisionit BOOM ka shkuar në Belsh të Elbasanit aty ku ka parë nga afër shqetësimin e çiftit Abazi. Ata kanë blerë një apartament në një pallat dy katësh të ndërtuar që në kohën e komunizmit, por në vitin 2000 komshiu i katit të dytë ka rrethuar me mur pjesën e tij dhe hyrjen e çifti Abazi.
Nuk mjafton me keq, por komshiu i katit të dytë ka ndërtuar tualetin në katin e parë.
Adelina Abazi: E kemi blerë këtë shtëpi shiko si jemi katandisur na ka vënë mur komshiu rreth e qark, nuk kemi si të hyjmë në shtëpi. Unë kaloj nga kjo hapësirë që është toka private e komshijes. Po deshi ajo unë kaloj po nuk deshi vetëm te kapercej murin.
Komshia tjëtër, një grua rreth 80 vjeç i ka lënë një hapësirë çiftit Abazi në mënyrë që ata të hyjnë në shtëpi.
Gazetarja- Ajo rruga atje është prona jote?
E moshuara-Është rruga ime, se unë e kam timen atë. Ai ta marri rrugën aty ku e ka atë magzinën e madhe. S?ka magazine para pallatit. E kam timen dhe kaloj vetë, do vij çuni dhe do bëj portën.
Gazetarja- Do bësh portën aty te rruga?
E moshuara- Po,është rruga ime. Pallati nuk është magazine o të keqen moma.
Gazetarja-Ashtu është.
E moshuara- E dëgjove nonën ça thash?
Gazetarja- E dëgjova.
E moshuara- Rruga është imja, e kam timen rrugën. Thuaj kryetarit ai të hapi magazinën. E kam rrugën time, mos më bëj ne nerva.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-komshiu-i-nxin-jeten-i-bllokon-hyrjen-e-shtepise