Ora News - Veliaj: Në 1 Qershor nisim projektin e 4 mijë biçikletave në Tiranë

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në 1 Qershor Tirana do të pushtohet nga 4 mijë biçikleta. Projekti inovator i Bashkisë së Tiranës do ta shndërrojë kryeqytetin në një qytet miqësor ndaj kësaj alternative të re transporti për qytetarët. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe homologu nga Firence, Dario Nardella, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për këtë projekt, si dhe diskutuan për projekte të reja në çështjet e kulturës, ndriçimit dhe transportit.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se Tirana është gati të zbatojë projektin e biçikletave, i cili ka rezultuar tepër i suksesshëm në Firence, ndërkohë që puna do të vijojë edhe me projekte të tjera sipas modelit të Smart City.

Veliaj: Duam të punojmë shumë për Smart City, si ta bëjmë Tiranën një qytet inteligjent. Në njëfarë mënyre kopjuam projektin nga Firence dhe jemi gati të fillojmë me biçikletat me qira në Tiranë, një sistem inovator, të cilin e kemi parë se si ka funksionuar perfekt në Firence. Projekti do të nisë në 1 qershor dhe mandej, do të vijojmë me të gjitha projektet e tjera Smart City gjatë gjithë vitit?.

Kryetari i Bashkisë së Firences, Dario Nardella, vlerësoi projektet e përbashkëta me Bashkinë e Tiranës si ai për ndriçimin publik dhe projektin ambicioz për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra në Tiranë. Ai theksoi se nisma për mbjelljen e pemëve në Tiranë është sot projekti më ambicioz në të gjithë Evropën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-ne-1-qershor-nisim-projektin-e-4-mije-bicikletave-ne-tirane

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS