Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka folur për rikthimin e kolonel Dritan Demiraj në Forcat e Armatosura. Në emisionin ?Repolitix?, në Report Tv, Xhaçka tha se në FA ka një rregull të fortë, që është zbatimi i ligjit, ndja dhe për Demirajn ka një vendim gjykate.
Sipas saj, në momentin e rikthimin në FA Demiraj ka bërë betimin, duke u zhveshur nga ngjyrat politike, ndërsa sa i takon pozicionit që ai do të marrë në FA, ministrja deklaroi se kjo do të jetë e përshtatshme për gradën e tij.