Rriten te ardhurat ne buxhet, dominon TVSH-ja

RTV KLAN 2018-05-14

Views 1

Edhe pse të ardhurat në buxhetin e shtetit kanë njohur një rritje totale për 3 muajt e parë të vitit, me 3.8% krahasuar me një vit më parë, shpenzimet për investime kapitale kanë mbetur në të njëjtat nivele.

Në buxhetin e vitit 2018, qeveria rriti ndjeshëm fondin për investime publike me 120 milionë dollarë, ndërsa në 3 muaj janë shpenzuar vetëm 103 milionë, nga 860 milionë dollarë që është në total fondi për të gjithë vitin.

Në rënie janë edhe shpenzimet për buxhetin e bashkive, ku paratë e dhëna për to krahasuar më një vit më parë janë përgjysmuar, ndërsa kompensimi për të ish-përndjekurit politikë, thuajse ka ngrirë. Për periudhën Janar-Mars janë dhënë 80% më pak se në 2017-ën, kjo për shkak të rikonceptimit të ligjit për këtë kategori nga ana e qeverisë.

Të gjitha taksat e arkëtuara në buxhet kanë shënuar rritje, krahasuar më një vit më parë, ku të ardhurat më të mëdha i ka sjellë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar me 23 milionë dollarë më shumë. Në rënie është vetëm Tatimi mbi Fitimin, ku buxhetit i mungojnë 15 milionë dollarë më pak se gjatë të njëjtit 3 mujor të vitit të shkuar.

Share This Video


Download

  
Report form