Gazeta gjermane “Die Welt” shkruan per Tiranen

RTV KLAN 2018-05-14

Views 0

Tirana është fokusuar sërish nga syri i gazetarëve të huaj.

?Die Welt?, gazeta më e madhe gjermane, ka vijuar me serinë e publikimeve për Shqipërinë në prag të hapjes së negociatave me BE, e këtë herë duke u ndalur tek transformimi i kryeqytetit.

Ndalesa e parë e tyre është bërë në sheshin Skënderbej, punimet e të cilit vijojnë. Pasi e cilësojnë si ish-rrethrrotullimi më i madh në Ballkan, shprehin vlerësime pozitive që tashmë është kthyer në një shetitore për këmbësorët, e rrethuar nga ministritë, fasadat e të cilave po restaurohen.

Pikërisht fasadat shumëngjyrëshe të ideuara nga Kryeministri Rama, në kohën kur drejtonte Bashkinë, kanë tërhequr vemendjen, për të cilat në shkrim thuhet se i kanë dhënë Tiranës tonë pamje mesdhetare dhe se puna e Ramës për transformimin e qytetit po vijon fuqishëm nga kryetari aktual i Bashkisë, Erion Veliaj.
Nuk ka mbetur pa rënë në sy edhe fushata e mbjelljes së pemëve, e ndërmarrë nga Veliaj.

Gazeta gjermane ka vënë në fokus të shkrimit planin për Teatrin e ri Kombëtar, për të cilin shkruan se "i projektuar nga ylli danez i arkitekturës Bjarke Ingels do ta transformojë zonën me mjedise zyrash e shopping-u".

Ata e kanë cilësuar të pandalshëm Kryebashkiakun, teksa i referohen ndërtimit në të njëjtën kohë të 45 shkollave me anë të partneritetit me privatin, projekt i cili ka marrë kritika nga FMN, por që Veliaj është përgjigjigjur se ?nëse ndjekim veç FMN, do duhen 45 vjet të kemi shkollat që na nevojiten?.

Në shkrim thuhet se Kryebashkiaku i Tiranës nuk humbet kohë me procese të ngadalta për transformimin. Tani po punon për një sistem biçikletash me qera. Trasformimi i piramides ne nje qender rinore eshte vleresuar po ashtu.

Gazeta gjermane e mbyll artikullin për Tiranën me teorinë e zhvillimit të Veliaj për kapërcimin e etapave, për të kapur kohën e humbur.

Share This Video


Download

  
Report form