Panair Pune ne diten e punetoreve

RTV KLAN 2018-05-14

Views 0

Në ditën e punëtorëve, Ministria e Financave dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit zhvilluan në sheshin Skënderbej, Panairin e Punës ku u përfaqësuan 70 kompani dhe institucione që ofronin afro 3000 mijë vende pune të lira, në pozicione të ndryshme. 2 mijë vende të tjera janë sezonale, që ofrohen kryesisht nga Shoqata e Vrojtueseve, si roje bregdetare për sezonin e plazhit.

Kryeministri, i cili i shoqëruar nga Ministri i Financave vizitoi Panairin, është i bindur se numri i vendeve të lira të punës është shumë i madh, por veç profesionistëve mungon dhe dëshira për punë.

Në Panair ishte e përfaqësuar dhe Bashkia e Tiranës.

Kryeministri iu kishte vendosur zyrave të punës objektiv për të punësuar brenda 2018-s, 25 mijë të regjistruar si të papunë. Vetëm për muajin Prill, objektivi ishte 2500, ndërsa shifrat e Shërbimit Kombëtar të Punësimit flasin për mbi 2600 të punësuar.

Por edhe pse në rang kombëtar është realizuar objektivi i vendosur, për mospërmbushjen e tij, vetë Kryeministri urdhëroi shkarkimin ditën e hënë të drejtorëve të këtyre zyrave për Elbasanin dhe Delvinën.

Share This Video


Download

  
Report form