Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në rrugicat e braktisura të Vunoit këtë fundprilli u kthye sërish jeta. I ndërtuar rrëzë malit Mjegullosh, për karshi detin dhe me një pamje që të mrekullon Vunoi i Himarës priti edicionin e dytë të South Outdoor Festival. Ata që e kishin zgjedhur si destinacion u njohën më trashëgiminë e pasur historike dhe kulturore, ndërsa përjetuan emocione të shumë sporteve ekstreme.
Banorë të Vunoit, Himarës e Dhërmiut e shfrytëzuan numrin e lartë të vizitorëve për të promovuar artin e tyre të kulinarisë. Vaji i ullirit, reçelërat dhe glikotë ishin ato që syri të ndeshte në cdo tyrezë panairi. Vriada Bollano iu rri mbi kokë prodhimeve të saj nga mbledhja e frutave nga pema dhe deri te detajet e ambalzhit ku siç thotë përdor në to ngjyrat e jets.
Erëzat e mbledhura nga malet e Himarës Kristaq Jorgji i ka vendosur në zarfa që kushdo që i merr me vete të mund të kujtoj aromën e jugut
Të dy besojnë te forca që festivalet kanë për të tërhequr vizitorë dhe apelojnë që të zhvillohen disa herë gjatë vitit
Jashtë kufijëve të Shqipërisë Vunoi krenohet me vajin e ullirit që banorët kujdesen që të plotësojë cdo standard.
Somelierja Dhurata Thanasi tregon sekretet për një vaj të mirë por nuk heziton të rrëfejë as problemet me të cilat ndeshen pronarët e fabirikave të ullirit.
Thonë së në Vuno Lord Bajroni u ndal për të parë nga afër arkitekturën e fshatit ku dominojnë shtëpitë dy katëshe te ndërtuara me gurë si dhe muralet e kishave. Thuajse të njetin tur ndërmorën edhe një grup të rinjesh të që vizituan fshatin, i cili aktualisht është kthyer në një kantier ndërtimi me synimin për tu shëndruar në një qendër historike dhe atraktive për syrin e të huajve.
Nëse ngjitesh në Vuno, një vend ku hapat duhet të ndalojnë është Kisha e Shën Kollit, e cila edhe pse në harresë vijon të mbaj gjallë afresket e saj
Teksa eksploron në këmbë fshatin sytë të ndeshin shumë porta të mbyllura e shtëpiqe braktisja i ka kthyer në gërmadha ndërsa në kalldrëme tek-tuk has ndonjë turist. Gjyshe Agostina, një ndër pak banorët e mbetur, të kujton se tradita e mikpritjes nuk ka humbur as në këto vise dhe të drejton oborrit të shtëpisë së saj të vogël.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/magjia-e-vunoit-south-outdoor-festival-rikthehet-ne-edicionin-e-dyte