Fondet “IPARD” rrezikojne te deshtojne

RTV KLAN 2018-05-14

Views 1

Fondet IPARD, rreth 74 milionë euro, rrezikojnë të digjen, nëse bankat nuk ndihmojnë në financimin e fermerëve apo bizneseve.

Përveç rregullave që kërkon Bashkimi Europian për të bërë biznes-planin e një ferme, apo të mbjelljes së një kulture, vështirësia kryesore është në gjetjen e financimit për të bërë investimin. Rregulli për këtë skemë është që paratë jepen pasi ka përfunduar investimi.

Qeveria shqiptare dhe BERZH kanë krijuar një fond garancie për sektorin e bujqësisë, ku shteti garanton bankat për riskun e huasë dhe përqindja e interesit është e vogël.

Nga ana tjetër, Ministria e Bujqësisë kërkon edhe marrëveshje me bankat që të marrin si kolateral marrëveshjen e fermerit me Agjencinë e Zhvillimit Rural Bujqësor, ku ai del përfitues i IPARD, në këto kushte investimi do të bëhej me paratë që merren nga kredia dhe ajo të shlyhej me grantin e BE-së.Fondet IPARD, rreth 74 milionë euro, rrezikojnë të digjen, nëse bankat nuk ndihmojnë në financimin e fermerëve apo bizneseve.

Përveç rregullave që kërkon Bashkimi Europian për të bërë biznes-planin e një ferme, apo të mbjelljes së një kulture, vështirësia kryesore është në gjetjen e financimit për të bërë investimin. Rregulli për këtë skemë është që paratë jepen pasi ka përfunduar investimi.

Qeveria shqiptare dhe BERZH kanë krijuar një fond garancie për sektorin e bujqësisë, ku shteti garanton bankat për riskun e huasë dhe përqindja e interesit është e vogël.

Nga ana tjetër, Ministria e Bujqësisë kërkon edhe marrëveshje me bankat që të marrin si kolateral marrëveshjen e fermerit me Agjencinë e Zhvillimit Rural Bujqësor, ku ai del përfitues i IPARD, në këto kushte investimi do të bëhej me paratë që merren nga kredia dhe ajo të shlyhej me grantin e BE-së.

Share This Video


Download

  
Report form