540 projekte hidrocentralesh kanë nisur të marrin formë në lumenj, përrenj apo në çdo rrëke që mund të prodhojë energji. Ekspertët japin alarmin për ndikimin në mjedis të këtyre projekteve që po ndërtohen pas asnjë kriter. Ekspertët thonë se qeveria duhet të ketë strategji për projekte të tilla, ndryshe rrezikon rezervat ujore të vendit.
Në lumenjtë, përrenjtë apo edhe rrëkenjtë e Shqipërisë, kanë nisur dhe do ndërtohen 540 hidrocentrale, të cilat për ekspertët e fushës do të kenë një ndikim shumë negativ në mjedis.
Alarmin e ngrenë ekspertët e EcoAlbania, të cilët shprehen, se këto hidrocentrale janë ndërtuar dhe po ndërtohen pa kriter dhe pasojat do ndjehen në një të ardhme jo shumë të largët.
Olsi Nika, përfaqësues i EcoAlbania: Ndërtimi i hidrocentraleve në Shqiëpri, në fakt është një mënyrë kaotike e dhënies me koncension ose Partneritet-Publik-Privat i resurseve dhe burimeve tona. Është shkatërrim, pasi janë 540 hidrocentrale ku pothuajse çdo basen, çdo lum apo rrëke do të ketë nga një hidrocentral.
Për të ruajtur burimet ujore të vendit, ekspertët thonë, se qeveria duhet t?i japë fund ndërtimit të tyre, pa pasur një strategji konkrete që parashikon ndërhyrje.
Olsi Nika, përfaqësues i EcoAlbania: Qeveria shqiptare, kjo që është tani, duhet të ndalet e të thotë STOP. Duhet ti shikojë mirë sesi dnërthuren strategjitë e veta, duke i thënë stop ndërtimit të hidrocentraleve pa pasur një plan. Duhet të hartojë planet e menaxhimit të baseneve lumore, duhet të hartojë planin e zhvillimit të strategjisë së turizmit, pasi Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm. Pastaj tek pjesa e strategjisë së energjisë, duhet të shikojë mirë se cilat janë ato burime që ne mund ti shfrytëzojmë në mënyrë racionale, që të jenë të qëndrueshme në kohë.
Për të dhënë mesazhin e ruajtjes së mjedisit, në Tiranë por edhe disa qytete në vend, do të shfaqet edhe filmi ?Blue Heart?, për Vjosën, lumenjtë e Ballkanit dhe luftën e aktivistëve për të mbrojtur lumenjtë, ku publikut por edhe institucioneve do i kërkohet më shumë vëmendje, për mjedisin.
Olsi Nika, përfaqësues i EcoAlbania: Tregon historinë sesi njerëzit, për të mbrojtur të mirën e përbashkët kur nuk e kanë shtetin në anën e tyre, kur në fakt duhet ta kishin, bëhen bashkë dhe ia dalin. Natyra është shtëpia jonë e përbashkët, duhet ta ruajmë, duhet ta mbrojmë, duhet të bëjmë secili veprimet e vogla, për të sjellë ndryshimin.
Ekspertët e fushës kanë nisur firmosjen e një peticioni, për bankat, ndaj të cilave kërkohet mosdhënia e kredive për ndërtimin e hidrocentraleve.
Po diskutohet edhe një draft me propozime për përmirësimin e legjislacionit të konçesioneve të HEC-eve.
Edhe Këshilli i Europës, në momentin që rekomandoi çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, renditi si problem në vendin tonë, ndërtimin e HEC-eve në zona të mbrojtura, problematika në procesin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis në sektorin e HEC-eve, mangësi në përafrimin dhe zbatimin e legjislacionit mjedisor s...