Report TV - Kuvendi i PD, kuksiani: Prapë do ngrihemi në protestë për "Rrugën e Kombit"

Report TV 2018-05-14

Views 0

Lulzim Popa, një prej protestuesve në Kukës, i cili u arrestua nga policia e shtetit pasi kërkonte heqjen e tarifës për ??Rugën e Kombit?, deklaroi nga Kuvendi Kombëtar i PD, se ata do ngrihen sërish në protestë.

Ai tha se teksa vinte për në Tiranë, kishte parë se te sportelet vijonin punimet. Popa paralajmëroi se kuksianet do ngrihen sërish në protestë nëse qeveria nuk negocion me ata për taksën.

?Dolëm të protestojmë kundër taksës në Rrugën e kombit. E kemi pritur me padurim që të hapet ajo rrugë dhe të quhet rruga e kombit të lidhet jugu me veriun dhe Shqipëria me Kosovën.
Nuk duhet të vihet një taksë që ne s?mund ta përballojmë. Shteti ka nevojë për taksa, por shteti duhet ta dijë sesa e përballojmë ne. Protestuam dhe shkuam në shtëpi, në orën dy, tre, të natës vjen policia dhe na arreston.

Kur po vija pashë që po bëheshin pune, ne prapë do ngrihemi nëse nuk diskutojnë me ne. Prapë do ngrihemi në protestë?.

Lulzim Popa, protestues kuksian

Share This Video


Download

  
Report form