Ora News - Nis vizitën në Shqipëri patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Patriarku i Rusisë Kirilli ka nisur vizitën në Shqipëri. Në nder të tij në Katedralen Ortodokse Ringjallja e Krishtit është organizuar një ceremoni e posaçme.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos në fjalën e tij ka sjellë në vëmendje vendimin e regjimit e komunist ku Shqipëria u shpall me kushtetutë vend ateist. Ndërsa pas vitit 1991 besimi është ringjallur dhe komunitetet fetare luajnë një rol të rëndësishëm në shoqërinë e vendit.

Nga ana e tij Kirill ka theksuar se kjo vizitë do të shërbejë për një epokë të re për marrëdhëniet mes dy kishave.

Mesha e përbashkët të dielën

Ditën e diel, më 29 prill, në mëngjes, të dy Primatët e Kishave do të bashkëmeshojnë në Katedralen e Hirshme ?Ngjallja e Krishtit?, në Tiranë, me pjesëmarrjen e klerikëve të të dyja Kishave.

Pasdite, ora 18:00, do të jepet shfaqja festive në Qendrën Kulturore të Kishës Katedrale. Në fillim do të kryhet prezantimi i botimit në rusisht të librit të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, ?Deri në skajet e dheut?. Në Liturgjinë Hyjnore dhe në shfaqjen festive do të marrë pjesë edhe Kori Sinodal i Patriarkanës së Moskës.

Darka nga presidenti Meta

Në mbrëmjen e së dielës, Shkëlqesia e Tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, do të shtrojë një darkë në Pallatin e Brigadave.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mberrin-ne-shqiperi-patriarku-i-moskes-dhe-i-gjithe-rusise

Share This Video


Download

  
Report form