Banorët e Verrisë në Fier, aty ku po ndërtohet incenetatori janë mbledhur në qendër të fshatit në një protestë, kundër ndërtimi të impiantit të plehrave, në mbështetje të tyre, kanë qënë dhe drejtues të opozitës, Luan Baci kryetar i PD, dega Fier dhe deputet si dhe Jamarber Malltezi,.të cilët dolën në mbrojtje të banorëve.
Banorët janë shprehur se qeveria i ka gënjyer shumë herë. Ata kanë thënë se janë bërë shumë protesta dhe policia na ka marrë zvarrë dhe na ka futur në burg. Në protestë ka pasur edhe një tjetër ankesë nga banorët e zonës, ato kanë folur edhe për rrugën kryesore të fshatit, e cila sipas tyre është shkatërruar nga tonazhet e mjeteve të rënda. Të cilat punojnë për ndërtimin e këtij impianti. Pas kësaj proteste ata janë nisur në drejtim të rrugës kryesore të fshatit ku dhe kanë bllokuar rrugën , për të mos kaluar mjetet të ngarkuara me inerte. Protestuesit ishin shoqëruar nga gra dhe fëmijë.