Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti, ka komentuar turin e nisur në Partinë Socialiste, ku do të bëhet një analizë në rang kombëtar për bashkëqeverisjen me qytetarët. Pas Asamblesë së PS, Gjylameti ishte e ftuar në studion e Report Tv, ku sqaroi se të gjithë socialistët do të dalin në terren për t?u njohur më nga afër me problematikat e qytetarëve dhe për t?iu dhënë atyre zgjidhje.
Lidhur me paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama se në shtator mund të ketë ndryshime në qeveri, deputetja tha se kjo i përket vetëm Ramës, por se gjërat do të varen nga analiza dymujore e socialistëve në terren, duke shtuar se do ta pësojnë ata institucione që kanë performancë më të dobët.
?Synimi kryesor i PS është bashkëqeverisja me qytetarët. Ne kemi një opozitë inekzistente, ndaj duhet të jemi në interes të qytetarëve. Ne kemi nisur turin me grupet e deputetëve, duke analizuar 6-mujorin e qeverisjes, me synimin çfarë ofrojmë për qytetarët. Tani po shkojmë drejt asaj që prisnim, drejt një analize për t?iu ofruar qytetarëve atë që nuk është bërë si duhet. Të ndryshojmë situatën, aty ku ka problematika. Pjesa e ndryshimeve në qeveri është kompetencë e Ramës. Analizat që do bëhen në këtë tur 2-mujor, do të bëhet identifikimi i institucioneve që nuk performojnë, atë që nuk funksionon si duhet?
Blerina Gjylameti, deputete e PS