Ora News - Mblidhet Asambleja Kombëtare PS, ministrat në provë

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nëse do i referohen sondazheve sipas kryeministrit Edi Rama PS do i kishte fituar zgjedhjet edhe pa bërë asgjë por kjo nuk do të tolerohet. PS do të nisë një fushatë njësoj si ajo zgjedhore, nga maji në shtator për të komunikuar me njerëzit për qeverisjen dhe për të parë cilët ministra apo funksionarë socialistë duhet të shkarkohen.

Edi Rama: "Ne do të bëjmë fushatën tonë, njësoj si fushatë zgjedhore. Nuk do të fitojmë vota sepse nuk kemi kundërshtarë përpara dhe nuk do të ketë zgjedhje në fund të qershorit, por do të fitojmë çdo zemër e mendje që hapet për të na dëgjuar. Ne do të vlerësojmë çfarë ndryshimesh do të bëjmë në qeveri në shtator nëse duhen bërë. Cilët anëtarë të kryesisë së partisë duhet të largohen nga kryesia. Si ka punuar sekretariati dhe cilat ndryshime duhen bërë. Do të vlerësojmë sa i shtrirë është rrjeti familjar i kryetarit të partisë në administratën lokale. O kushërinjtë o kryetari."

Duke tërhequr vëmendjen për mos kryerjen e detyrës Rama kërkoi nga koordinatorja kombëtare e bashkëqeverisjes Elisa Spiropali të identifikojë kryetarët e PS-ve në rrethe që nuk punojnë për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe punojnë për interesat e tyre personale.

Edi Rama: Unë prisja nga Elisa Spiropali që të thoshte gjërat për të cilat është zgjedhur, koordinatore e bashkëqeverisjes. Prisja nga Spiropali të thoshte cilët nga kryetarët e PS-së duhen shkarkuar sot,jo nesër. Elisa nuk e bëri këtë, sepse nuk ka bërë detyrën si duhet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mblidhet-asambleja-kombetare-ps-ministrat-ne-prove

Share This Video


Download

  
Report form