Pezullohet mësuesi i akuzuar, zyra arsimore Delvinë: Komisioni i Etikës po verifikon rastin

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtoria Arsimore Delvinë pezullon përkohësisht mësuesin Neshat Tepelena pas dëshmisë së familjarëve të një nxënëse të klasës së V për ngacmim seksual.

Familjarët por dhe vajza 11 vjeçare e fshatit Kalasë thotë se mësuesi e ka puthur në buzë dhe e ka kërcënuar se do i vinte nota të këqija.

Pëllumb Qerimi drejtori i këtij institucioni i tha Ora News se mësuesi ka mohuar të ketë ndodhur ngjarja dhe se kishte kërkuar një muaj më parë transferimin dhe ky transferim ishte bërë.

"Sot u vura në dijeni nga media për ngjarjen.Po nisim verifikimin e cëshjes. Mësuesi ka mohuar çdo gjë, kemi mbledhur komisionin e etikës."

Ngjarja flitet se ka ndodhur në shkollën "Ali Hajdini". 11 vjeçarja, nxënëse e klasës V pretendon se mësuesi e ka puthur në buzë

Rrëfimi i të miturës A.A për Ora News: Isha me një shoqe dhe po pastroja shkollën. Kur vajtëm në mes të korridorit më thotë lërja leckën shoqes dhe hajde pak në klasë. Më thoshte kur ta bëja me shenjë përse nuk dilje jashtë. E pyeta pse të dilja? Po nuk dole më, më tha do të të vë 4. Unë i marr vetë 4-at dhe 10-tat e mia dhe më puthi. Unë ika.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/delvine-pezullohet-mesuesi-akuzohet-se-puthi-ne-buze-nxenesen-11-vjece

Share This Video


Download

  
Report form