Gert Hoxha rikonfirmohet kryetar i Unionit të Gjyqtarëve: Politika të mos ndërhyjë në vetting

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një kohë kur procesi i vettingut ka nisur rezultatet e para të shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë konstatuar me probleme, ka ardhur edhe reagimi i parë i Unionit të Gjyqtarëve.

Në një deklaratë për mediat kryetari i sapo konfirmuar si kreu i Unionit Gert Hoxha, tha se gjyqtarët e mbështesin procesin e vetingut ndërsa i bën thirrje politikës të mos ndikojë në këtë proces

Hoxha: Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë shpreh mbështetjen e tij maksimale për vijimin e procesit të vettingut si një garanci për të patur një sistem sa më të drejtë të pavarur efikas në shërbim të popullit shqiptar. Unioni kërkon nga opinioni publik, media dhe politika të mos influencojë procesin e vettingut me deklarata të pabaza e shpeshherë emocionale të cilat në dukje i shërbejnë integrimit të shoqërisë tonë në familjen e madhe europiane por në fakt na largojnë përherë e më tepër nga kjo familje e madhe, nga vlerat e saj, familje e cila është e bazuar në parimet e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të individit, mos cënimit të jetës private, shtetit të së drejtës dhe parimit të ndarjes së pushteteve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zgjedhjet-unionin-e-gjyqtareve-gert-hoxha-rikonfirmohet-kryetari

Share This Video


Download

  
Report form