Grabitjet nga persona me precedentë, avokatet: Duhen ndryshime ne Kodin Penal

RTV KLAN 2018-05-14

Views 9

Grabitja me vdekje në Kamëz ishte një nga ato raste, ku një prej autorëve ishin persona të skeduar edhe më parë për vjedhje. Ky kontigjent sipas avokatëve penalistë është edhe më i prirur të kryejë vepra të tilla.

Dhe ka me rekorde kriminale për 10 vite 15 vepra penale për vjedhje. Shtresa kryesore e autorëve të këtyre veprave penalë, janë ripërsëritësit.

Ndonëse me potencial për t?i kthyer rrugës së krimit, këta persona sipas ekspertëve në shumë raste janë jashtë vëmendjes së policisë.

Astrit Prendi, avokat penalist: ?Policia duhet ta ketë nën vëzhgim këtë kontigjent krimi?.

Një prej masave parandaluese sipas avokatëve do të ishte dhe ashpërsimi i Kodit Penal.

Duke iu referuar vrasjes se 53-vjeçarit Agim Buci dhe plagosjes së bashkëshortes së tij Merita Buci, Prendi thotë se në raste të tilla edhe avokatët vihen në dilemë.

?Në rastin konkret unë nuk do të pranoja ta mbroja?.

Edhe Instituti i Statistikave në raportin e saj për 3 muajt e parë të këtij viti evidentoi një rritje të numrit të veprave penale për vjedhje tregtie dhe banese si dhe autorëve që i kryejnë. Krahasuar me një vit më parë këtë vit rreth 4730 persona kanë kryer vepra penale, duke shënuar një rritje me 5.9 % krahasuar me tremujorin e parë të 2017.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form