Mjaft kritik ka qenë kreu i PS-së Edi Rama ndaj të vetëve, ku sipas tij koordinatorja për bashkëqeverisjen Elisa Spiropali nuk ka bërë si duhet, pasi kryetarët e partive që foli ajo duheshin shkarkuar sot.Nga 2008-13 janë sekuestruar 27 mln euro, ndërsa deri tani 152 mln euro, 5 herë më shumë. Përsa i përket luftës kundër korrupsionit, e kemi problem aktual në të gjitha nivelet, por nuk do të triumfojë kurrë nëse është një luftë që fokuset të ndëshkueshmëria e individëve, por vetëm nëse garantohet sistemi. Unë prisja nga Spiropali të thoshte për gjërat për të cilat është zgjedhur, se cilët kryetar të PS duhen shkarkuar sot se nuk duan t?ia dinë që bashkëqeverisjen me një instrument konkret, platformën ta vendosin online për të gjithë njerëzit rrinë rrugëve duke kapur një deputet apo dikë tjetër për të marrë një certifikatë.
Si mundet që të kemi bashki, që kryetarët e partive nuk e kanë marrë vesh. Deputetëve u duhet dhënë mundësia të kenë pikën e referimit. Ku janë kreytarët e partive, nuk ua ka dhënë njeri detyrën të merren me punësime, ka që e bëjnë, duhen shkarkuar. Nuk duhet të bëjnë ndërmjetësime, apo për të rregulluar fisin e tyre. Njerëzve nuk u mjafton se cfarë thotë Rama në Tv, nëse këto që thuhen nuk janë realiteti i qeverisjes. Elisa nuk e bëri se nuk ka bërë detyrën si duhet dhe unë shpresoj që ta bëjë.