Rudina/ Irena Kita rrefen marredhenien me vajzen (27.04.2018)

RTV KLAN 2018-05-14

Views 3

E kemi parë shpesh nëpër ekranet televizive, por sot juristja Irena Kita ishte e ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan për të rrëfyer marrëdhënien e veçantë me të bijën, Sofi.
Juristja tregoi emocionet që ka përjetuar gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes së vajzës duke i përshkruar ato si ditët më të gëzueshme të jetës së saj.
?Jeta ime ka ndryshuar 360 gradë. Janë emocione që është e e kotë ti them se duhet të bëhesh nënë për të provuar ndjesinë. Unë kam kuptuar që më parë jam lumturuar kot sepse lumturia është kur bëhesh nënë. Që kur kam marrë vesh se do bëhesha nënë filluan emocionet. Kam patur një shtatzëni jo shumë të lehtë. Lindja ishte natyrale dhe zgjodha vetë të ishte ashtu. Kur e kam marë për herë të parë në duar më kanë rrjedhur lotët nga gëzimi. Unë e kam ushqyer me gji vajzën 1 vit e gjysmë dhe do inkurajoja të gjitha nënat ta bëjnë këtë sepse është një dhuratë që mund t?iu bëjmë fëmijëve të tyre. Deri në momentin që bëra analizën morfologjike në muajin e shtatë e dija që ishte djalë. Pasi bëra analizën doktori më tha se është vajzë?, tregoi Kita.

Share This Video


Download

  
Report form