Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partizani udhëton këtë të shtunë për t'u ndeshur me Lushnjën, takim ky i vlefshëm për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Në konferencën për shtyp, përpara këtij takimi, trajneri i të kuqve, Klevis Dalipi e ka vlerësuar shpirtin e garës të skuadrës lushnjare. Pavarësisht kësaj ai është shprehur mjaft optimistë për një fitore ndaj tyre.
"Kemi punuar përgjatë gjithë javës që ta mbajmë skuadrën të karikuar. Ndaj Skënderbeut të gjithë e panë që ne bëmë gjithçka , luftuam, prodhuam shumë sidomos në pjesën e parë për ta fituar takimin. Unë si trajner së bashku me lojtarët mendojmë vetëm për futbollin e luajtur në fushë. Dëmtimi i brazilianit Lukas na dëmtoj jo pak për vazhdimësinë e lojës. Edhe gjatë kësaj jave ka patur tendenca, të cilat nuk i shërbejnë aspak skuadrës. E ritheksoj se unë gëzoj mbështjetjen maksimale të presidentit dhe klubit , dhe jam shumë komod së bashku me lojtarët. Ndaj Lushnjës na pret një trasfertë shumë e vështirë pavarësisht se Lushnja ka dal nga objektivat. Ata respektojnë kampionatin dhe në eksperiencën time si lojtar në të tilla ndeshje vlerësimi duhet të jetë maksimal në krahasim me ndeshjet si me Skënderbeun ku lojtarët karikohen vetë. Respekt maksimal për skuadrën e Lushnjës , e cila gjithmonë ka prodhuar një futboll të mirë dhe këtë e ka treguar duke fituar edhe në trasfertë si ndaj Kukësit. Por objektivat tona janë më madhore dhe sigurisht që shkojmë ate për të dhënë maksimumin dhe për të marr 3 pikët."
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndeshja-kunder-lushnjes-dalipi-vleresoj-kundershtarin-por-marrim-3-piket