Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të Punësimit, Ministri i Financave Arben Ahmetaj theksoi se do shtohen monitorimet për sigurinë dhe shëndetin në punë.Përfaqësues të Sindikatës kërkuan që të miratohet sa më parë statusi i minatorit.Ndërsa Bizness Albania sugjeroi shtyrjen me dy vite të nismës për të mos dhënë kredi për bizneset me dy bilance.
Qeveria shqiptare do të rrisë numrin e inspektimeve për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punësimit, ministri Arben Ahmetaj u shpreh se nuk do tolerohet që të ketë ende punonjës të pasiguruar.
Arben Ahmetaj: Për ne shëndeti dhe siguria në punë e punonjësve mbetet një detyrim për çdo kompani private dhe publike. Vëmendja jonë si qeveri, si Ministri por veçanërisht e Inspektoriatit të Punës do të mbetet e fokusuar tek përmirësimi i kushteve dhe standarteve që garantojnë sigurinë maksimale për punonjësit.
Kreu i Sindikatave i kërkoi Ministrit të miratohet sa më parë statusi i minatorit pasi kjo është kategoria me më shumë probleme përsa i përket sigurisë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/keshilli-kombetar-i-punesimit-ahmetaj-shendeti-dhe-siguria-ne-pune-detyrim