Ora News - Nga student në Akademinë e Arteve në minator në Kurbnesh

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ky është Arben Theodhosi, djali që nga Akademia e Arteve përfundoi si minator në minierën e Kurbneshit në moshën 22 vjeçare.

I biri i ish-ministrit të Industrisë Koço Theodhosi rrëfen mes emocionesh se si e mori lajmin për internimin e familjes së tij deri në ekzekutimin e të atit.

Koço Theodhosi: Ishte 75-a. Kisha dëgjuar diçka çfarë po ndodhte me këtë grupin e naftës, jo me këto personalitetet e ekonomisë ku ishte edhe im at. Kur kthehem nga Gjirokastra, ishte shkarkuar im at. Nga ajo banesa që kisha te Blloku, morëm ca plaçka. Nuk na thanë se po iknim për t'u internuar.

Momenti më i vështirë për të ishte viti 1977 kur babai i tij, Koço Theodhosi u pushkatua.

Koço Theodhosi: E dënuan me pushkatim. Ne u internuam në një fshat ku kishte një minierë bakri.

Pavarësisht se shprehet që nuk ndjen urrejtje për fatin e tij, 14 vitet e internimit në minierën e Kurbneshit në zonën e Mirditës nuk ishin aspak të lehta për djalin që vinte nga ?Blloku?.

Koço Theodhosi: Urrejtjen nuk e njoh mirë....

Edhe në atë tablo bardhë e zi, pasioni i tij për pikturën nuk u shua. Fshehurazi pikturonte i lirë gjithçka, si një mënyrë për t?i shpëtuar realitetit të zymtë që jetonte.

Koço Theodhosi: Me karbon arrinim të sajonim diçka. Në disa raste arrita të krijoja disa miqësi që vinin në Tiranë dhe mi sillnin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nga-student-ne-akademine-e-arteve-ne-minator-ne-kurbnesh

Share This Video


Download

  
Report form