Ora News - Ndotja akustike, hotelet që shkelin ligjin i revokohet leja mjedisore

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndalimi i ndotjes akustike është një prej tre masave për sezonin turistik krahas sigurisë dhe pastërtisë së plazheve.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka paralajmëruar revokim të lejës për çdo subjekt që do të shkaktojë ndotje mjedisore si një masë ekstreme kundër fenomenit që ka shoqëruar si problem sezonet turistike në shqipëri.

Redi Bodrumi: "Në të gjitha takimet që kemi pasur me operatorët e huaj por edhe vendas të cilët marrin mendime, sugjerime nga vizitorë të shumtë është ngritur shqetësimi i zhurmave."

Përfaqësues të Ministrisë së Turizmit u takuan me drejtues të institucionecve vendore në Lezhë e Shkodër, ku u kërkuan të marrin të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e vendimit.

Ornela Sheshi: "Të gjithë këto turistë që do të vijnë, në rast se do të kenë probleme me zhurmat normalisht vitin tjetër nuk do të trokasin më në Shqipëri."

Për të zbatuar ligjin të gjitha bashkitë duhet të përgatisin hartën e caktuar se ku duhet lejuar ose jo muzika.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ndotja-akustike-hotelet-qe-shkelin-ligjin-i-revokohet-leja-mjedisore

Share This Video


Download

  
Report form