Rama: Nuk ka kushte shtese, optimist per Gjermanine

RTV KLAN 2018-05-14

Views 0

Vetë Edi Rama sapo mbërriti ne Aeroportin e Rinasit në një komunikim me gazetarët, vizitën në Berlin e cilëson sukses. Duke nënvizuar se e tillë është në raport me objektivin që kishte që në nisje nga Tirana.

?Besoj që kjo vizitë mund të konsiderohet e suksesshme për përmbushjen e objektivave që kishim. Jam i bindur që në fund të vizitës ka një kuptim më të plotë lidhur me pozicionin në të cilin gjendet sot Shqipëria dhe legjitimitetin e kërkesës sonë, që të mbështetet nga qeveria dhe parlamenti gjerman?, tha Kryeministri Rama.

Takimi me kancelaren po ashtu ishte brenda pritshmërive, ndërsa shpjegon se nuk ka kushte shtesë për tu përmbushur deri në mbledhjen e Keshillit Europian në Qershor.

?Parakushtet për të cilat Merkel foli janë parakushtet që përbëjnë të gjithë procesin e derikëtushëm për të ardhur deri tek rekomandimi... Sigurisht që në bisedën me të i kemi prekur me radhë të gjitha parakushtet dhe kur thashë që vizita jonë ishte e suksesshme do të thotë se nuk kemi pritur të marrim ?po?-në publike për mbështetje.?

Takimi me përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare Rama thotë se ishte i frytshëm, dhe pranon se ndër pyetjet që ju drejtuan nuk mungoi ajo për Saimir Tahirin ndërsa mohoi se këtë çështje ta kishte diskutuar me kancelaren.

?Është bërë një pyetje në Komisionin e Çështjeve Europiane lidhur me këtë çështje dhe lidhur me pozicionin tonë në këtë proces, pyetje që sigurisht ka pasur të bëjë në thelbin e shqetësimit të vet, edhe me baltën e eksportuar atje dhe me tregimin e deformuar të kësaj historie, por ne kemi qenë në Gjermani, nuk kemi qenë në Venezuelë, ku të na kërkohet që të kapim dikë dhe ta çojmë para drejtësisë, sepse kjo është një çështje e drejtësisë dhe këtë në Gjermani e dinë qëkur marrin qumështin e nënës.?

Rama thotë se nuk e surprizon qëndrimi i Gunther Krichbaum, kreu i komisionit të çështjeve europiane në Buntestag, të cilin e vlerëson si një nga qindra deputetët e këtij parlamenti.

"Sa i përket Krichbaum nuk ma ka thënë këtë gjë, ai është një nga qindra deputetët e Bundestagut. Mendimi i tij ka atë peshë që ka, por as nuk më gjen të papërgatitur dhe as nuk më ul kënaqësinë e rezultateve të kësaj vizite.?

Rama thotë se nga goja e Krichbaumit ka dëgjuar akuzat e përsëritura te opozitës duke lënë të kuptohet se vizita e fundit e Bashës ka qenë në kuadër te lobimit kundër hapjes së negociatave.

Lobimi për të bindur të gjithë vendet anëtare për të votuar pro çeljes se negociatave kryeministri pranon se do vazhdojë. Ai përsërit se as Gjermania dhe as Franca nuk janë vende skeptike sa i takon kësaj vendimmarrjeje në muajin qershor.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form