Rudina - Ronela Hajati, vjen me klipin "Maje men"! (26 prill 2018)

RTV KLAN 2018-05-14

Views 2

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Ajo njihet si një ndër këngëtaret shqiptare më pa komplekse. Bëhet fjalë për Ronela Hajatin. Këngëtarja ishte sot e ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan, ku foli për projektet muzikore, por edhe për familjen.

Gjatë emisionit Hajati tha se në fillimet e saj nuk e ka patur aprovimin e prindërve për të kënduar.

?Prindërit i bekojnë gjithmonë fëmijët, por në fillimet e mia nuk e kam patur aprovimin e prindërve për të kënduar, sepse unë jam fëmijë i vetëm dhe ata ishin shumë të përkushtuar tek unë dhe kishin pritshmëri të tjera. Prindërit e mi donin që unë të isha e përfshirë në çfarëdolloj gjëje. Ata donin që unë të isha avokate, por donin që edhe të kisha studiuar piano dhe të kërceja shumë bukur. Unë kam patur shumë raste që jam lodhur dhe kam dashur ta lë këtë gjë, por kur kalon një periudhë kohe them të provoj prap?, tha Hajati.

Por inserti i cili i kujtonte këngëtares babin e ndjerë Marash Hajati e ka emocionuar. Menjëherë pas tij, Hajati tha se nuk do të qajë dhe shtoi se do të dëshironte që njerëzit ta mbanin mend duke qeshur.

?Mua nuk më shkon të qaj në studio, kështu që do ta mbaj veten. Nuk më pëlqen të qurravitem, pavarësisht halleve që mund të kem. Unë dua që njerëzit të më mbajnë mend duke qeshur, hallet çdo njeri duhet t?i zgjidhë vetë?, tha këngëtarja.

Jeta private e Ronela Hajatit është përfolur shpesh në rrjetet sociale, por vetë këngëtarja nuk ka pranuar të flasë.
Sot e ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan këngëtarja u pyet nëse është është e dashuruar. Ajo tha se për momentin është mirë duke lënë të nënkuptohej se është dikush në jetën e saj, megjithatë as nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi një gjë të tillë.
?E mira nuk ka kufi, por unë jam mirë dhe s?para e kam thënë këtë gjë sadoqë dukem. Të jesh mirë për mua ka shumë rëndësi. Jam e qetë, nuk kam 100 halle dhe probleme dhe jam e fokusuar në punë. Për sa kohë jam e fokusuar në punë do të thotë që gjërat e tjera janë në rregull. Kështuqë kush e mori mesazhin e mori... Për momentin mua nuk po më prishet qetësia. Unë nuk e fsheh jetën time, por nuk dua të flas sepse po investoj shumë për gjënë që po bëj. Këtu ndonjëherë bëhesh kryefjalë e disa lajmeve dhe unë momentalisht nuk po investoj që të bëhet ai lloj lajmi. Unë nuk po them jam e dashuruar, nuk po them që për mua nuk ekziston asnjë njeri, por thjeshtë nuk dua të flas. Kur gjërat të bëhen publike do të jetë e menduar mirë se unë do bëj dasëm dhe jam shumë pro dasmës së madhe?, tha këngëtarja.

Share This Video


Download

  
Report form