Report TV - Lobimi rus për LSI, Rama: Fake News që qeveria të fsheh dështimet

Report TV 2018-05-14

Views 0

Zv/kryetari i LSI, luan Rama e ka cilësuar tymnajë investigimin e revistës amerikane ?Mother Jones? për lobimin e LSI në SHBA, përmes një kompanie të lidhur me një oligark rus. Gjatë një konference për shtyp, Rama u shpreh se kjo është tymnajë për të zhvendosur vëmendjen nga problemet e drogës.

?Ka një reagim korrekt, shumë etik dhe profesional, me transparencë dhe përgjegjësi politike nga LSI. Transparenca dhe të gjitha veprimet tanë janë kryer konform ligjit, janë ezauruar në KQZ, çdo tymjanë që përpiqet të zhvendosë vëmendjen nga halli i madh i qeverisë, taksa, tarifa, që kanë të bëjnë me të gjithë ekzistencën dhe ndjeshmërinë kombëtare të shqiptarëve, në këto kushte nuk ka vend për të humbur kohë me atë që quhet Mother Jones.

Të mos humbim kohë me sajesa dhe gjëra pa vlerë. sajesa apo Fake News, por të fokusohemi tek realiteti shqiptar. Ne jemi të hapur ndaj cilit do dhe përkëdo për të gjithë aktivitetin e LSI?, tha Luan Rama, zv/kryetar i LSI.

Lëvizja Socialiste për Integrim, reagoi një ditë më parë, duke publikuar pyetjet dhe përgjigjet që janë këmbyer mes saj dhe gazetarëve të Mother Jones lidhur me investigimin e fundit të revistës prestigjioze amerikane, që ngre hije të forta dyshimi lidhur me një lobim të mundshëm rus në favor të Ilir Metës dhe të LSI në SHBA, të gnjashëm me atë që revista në fjalë kishte zbërthyer edhe për Partinë Demokratike.

LSI pretendon se përgjigjigjet e saj nuk janë publikuar nga revista amerikane, e cila sipas saj shpif, dhe të cilën LSI ka deklaruar se do ta hedhë në gjyq. Në fakt, revista amerikane, në shkrimin e saj citon dokumente zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit si dhe investigimit të bërë prej saj me gazetarë në terren në një kompani guackë në Qipro, që dyshohet se ka financuar lobimin e LSI në SHBA, nëpërmjet një oligarku rus

Share This Video


Download

  
Report form