Vettingu zbraz gjykatat, keshilltaret do te behen gjykates

RTV KLAN 2018-05-14

Views 4

Drejtësia shqiptare duket tashmë zyrtarisht në kolaps. Kur largimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve si pasojë e vettingut po ndodhin cdo ditë, sytë janë drejtuar nga Shkolla e Magjistraturës për të mbushur vakumin. Por ngërçi i tërë sistemit duket se e ka nxjerrë jashtë funksionit dhe këtë shkollë. 15 magjistratë të rinj mbarojnë shkollën , do të qëndrojnë pa punë deri sa të ngrihet KLGJ e KLP, që duhet t?i emërojë.

Janë po këto dy institucione që do të bëjnë Vettingun e kandidatëve për magjistratë si dhe do përcaktojnë dhe kuotat e studentëve për vitin 2018, i cili sipas të gjitha gjasave nuk do të nisë.


?Për sa kohë që ne nuk kemi 2 organe të tilla, deri më tash, Shkolla e Magjistraturës e ka të pamundur të zhvillojë konkursin në muajin prill. dhe kjo është një situatë shumë e vështirë?, thotë Sokol Sadushi, kryetari i kësaj shkolle, në një intervistë për Klan Plus.

Zgjidhje për ngërçin sipas tij do të ishte ndryshimi i ligjit, duke përcaktuar kuota fikse studentësh si 2 vitet e fundit. Por ligji kërkon dhe votat e opozitës të ndryshojë.

?Shkolla e Magjistraturës, në Tetor, me këtë bazë ligjore qe kemi sot, nuk merr kandidatë për magjistratë sepse nuk organizon konkursin. e vetmja zgjidhje për këtë situatë është një ndryshim që duhet t?i bëhet ligjit, për të përcaktuar dhe për vitin akademik 2018-2019 një kuotë të caktuar të kandidatëve për magjistratë?, vijon Sadushi

Gjatë intervistës për Klan Plus Sadushi sqaron se plani B është një kurs me magjistratë nga radhët e këshilltarëve ligjorë të Gjykatës Kushtetuese, të Lartë dhe Administrative, të cilët duhet të bëjnë testim pranë shkollës për të mbajtur vendin e punës. Këta mund të jenë të vetmit studentë të shkollës, në këtë situatë ngërçi. Nëse marrin 60% të pikëve, mund të vazhdojnë të studiojnë si gjyqtarë e prokurorë, por me një kohëzgjatje më të reduktuar nga kursi normal i magjistraturës.

?Hyrja në sistem varet nga niveli 60% dhe nga dëshira e tyre. Do t?i nënshtrohen të njëjtit program. I vetmi dallim për ta është që ata nuk e kanë 3 vjet shkollën, por e kanë 2 vite. 1 vit është program teorik, i dyti praktik. Ne shpresojmë që të bëhet e mundur organizimi I një klase me ta, përndryshe pastaj, në muajin Tetor, Shkolla e Magjistraturës nuk do të ketë student?, thotë Sokol Sadushi

Propozimin për të ndërhyrë në ligjin për institucionet e reja të drejtësisë, ai e ka dërguar në kuvend që në muajin dhjetor. I kontaktuar nga Klan Plus kryetari i komisionit të ligjeve Ulsi Manja, sqaroi se e ka dërguar pranë Këshillit të Legjislacionit që por përgatit dhe rregullimet pas rrëzimit të disa neneve të ligjit nga Gjykata Kushtetuese. Por në çdo variant asnjë lëvizje nuk mund të bëhet pa votat e maxhorancës.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS