Ora News - Vrasja në Kamzë, Basha: Dëshmi e dështimit të shtetit

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD Lulzim Basha ka vizituar familjen e Agim Bucit, pronarit 52-vjeçar të marketit që mbeti i vrarë si pasojë e tentativës së grabitjes në dyqanin e tij në Kamëz.

Kreu i PD është takuar me familjarët e viktimës të cilëve u ka shprehur ngushëllime për ngjarjen. Më pas në një deklaratë, Basha tha se ngjarja e ndodhur mbrëmjen e të mërkurës por edhe grabitja ndodhur disa javë më parë në Fier, tregojnë se siguria është në nivelin më të dobët.

Basha: Jam këtu për ti shprehur ngushëllime familjes Buci, për të ndarë me ta dhimbjen e madhe që është e tyrja por edhe gjithë Shqipërisë.

Pasiguria e familjeve shqiptare, pasiguria e biznesit të vogël ka marrë përmasa torinditëse ku në më pak se 4 javë jo vetëm grabitjet janë bërë lajmi i përditshëm, por për fat të keq grabitjet janë shoqëruar me vrasje barbare, sic ishte rasti i mbrëmshëm në Kamzë apo ai në Fier para disa javësh.

Kjo është dëshmi e dorëzimit dhe dështimit të shtetit dhe rendit publik dhe një apel i fortë për të lënë paradat, fjalimet boshe dhe proceset fasadë sepse nuk ka polici në shërbim të qytetarëve kur kemi ministra në shërbim të kriminelëve

Basha tha gjithashtu se përqasja e PD është zero tolerancë për krimin, por kjo tha ai duhet të nisë me pastrimin e politikës nga krimi, duke nisur nga kryeministri dhe ministri i Brendshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lulzim-basha-shkon-ne-familjen-buci-ne-kamz-ku-mbeti-i-vrare-52-vjecari

Share This Video


Download

  
Report form