Spikeret Senada Jaho dhe Juli Xhokaxhi ishin sot të ftuara në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan.
Gjatë emisionit ata treguan miqësinë me njëra-tjetrën, ndërkohë që sprovuan veten në gatim.
Jaho tha se ka nisur të gatuaj që në moshë të vogël dhe sot kishte zgjedhur të përgatisë peshk të mbuluar me kirpë në furrë.
Ndërkohë përgatiti mëlçi dhe sallatë. Në fund të emisionit të dy të ftuarat dhe moderatorja Shehu provuan pjatat dhe ?gara? mes tyre u shpall balotazh.