Një grup artistësh janë mbledhur para Bashkisë së Tiranë dhe tentojnë të futen në ambientet e bashkisë, aty ku po zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak, për të ndjekur nga afër mbledhjen.
Artistët janë te dera e bashkisë dhe i kërkojnë policisë t'iu lirojë rrugën për t'u futur brenda. Ata janë përplasur me policët, të cilët kanë bllokuar derën e bashkisë dhe nuk lejojnë artistët të futen brenda për të shmangur ndonjë përplasje.
?Unë kam qenë këshilltar bashkiak, Edi Rama na ka lejuar të futemi brenda. Çfarë është kjo. Ne nuk hyjmë me dhunë, se nuk duam, por ne përdorim dhe forcën?, tha njëri nga artistët.
Polici: Është bashkia jonë.
Ndërkohë, janë lejuar të futen brenda vetëm tre artistë, Kastriot Çipi, Robert Budina dhe Alert Celoaliaj.