Menjëherë pas të shtënave me armë zjarri brenda në minimarketin te rruga ?OSBE? në Kamëz, i pari që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka qenë një kushëri i çiftit Buci.
Skënder Lala ka rrëfyer sot për mediat se i kishte gjetur burrë e grua të dy të shtrirë përtokë dhe të mbuluar nga gjaku. Ai thotë gjithashtu se djali i mitur 6-vjeçar ishte në gjendje shoku.
Dëgjuam dy të shtëna. I gjeta Agimin dhe Meritën të shtrirë në tokë. Agimi në gjendje të rëndë. Ishte pa ndenja, ndërsa Merita më mirë. E gjeta djalin 6-vjeç me sy të hapur dhe nuk lëvizte fare. Vogëlushi ishte shumë i tronditur.
E nisëm Agimin për në spital por ishte shumë vonë. Merita iku me një makinë tjetër. Të shtënat u dëgjuam sapo filloi ndeshja. I menduam fishekzjarre. Brenda minimarketit kishte shumë gjak. Polici mbërriti shumë shpejt. Nuk i pamë autorët.
Skënder Lala, kushëri me Agim Bucin