Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Hapja e negociatave në qershor dhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian ka qenë teme e emisionit Arena nga Dritan Hila. Të ftuarit në studio kanë diskutuar për arritjet e vendit tonë, dhe problematikat që mund të na penalizojnë sërish për hapat e mëtejshëm të integrimit.
Ish-ministrja e Integrimit, deputetja e LSI-së Klajda Gjosha ka deklaruar se në fazën që gjendet vendi ynë, çdo lider politikë, në veçanti ekzekutivi duhet të ketë shumë kujdes me retorikën që përdor.
Deputetja Socialiste, Elona Gjebrea duke u shprehur optimiste për hapjen e negociata ka përmendur dhe dy arritjet e qeverisë Rama në 5 vitet e fundit.
Nga ana tjetër Deputeti demokrat Tritan Sheu është shprehur se ne nuk mund të gënjejmë ndërkombëtarët për situatën në Shqipëri, pasi ata janë të mirinformuar për gjithçka që ndodhë këtu.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/emisionet/arena/integrimi-merite-apo-qoke-ramen-25-prill-2018