Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një muaj më pas KPK ka zbardhur vendimin e tre komisionerëve Genta Tafa, Brunilda Bekteshi dhe Etleda Çiftja, ku argumentohen arsyet pse Fatos Lulo përjashtohet nga sistemi i drejtësisë. Në vendimin prej 23 faqe, KPK thekson se "në përfundim të procesit të rivlerësimit për Lulon, vetëm për kriterin e vlerësimit të pasurisë, referuar analizës për pasuritë dhe të ardhurat, konkludon që gjyqtarit t'i jepet masë disiplinore e shkarkimit nga detyra".
Një muaj pasi vendosi shkarkimi nga detyra për ish-gjyqtarin e Kushtetueses Fatos Lulo, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur arsyetimin e vendimit.
Komisioni arsyeton mes të tjerash se Fatos Lulo, u shkarkua nga Vettingu pasi nuk justifikoi burimin e ligjshëm të pasurisë së tij, si dhe ka mospërputhje të deklarimeve të bëra në ILDKPI dhe deklarimeve te bëra për efekt të vettingut.
Sipas Komisionit, nga analiza e pasurisë në vite ka rezultuar se në vitin 2004 para marrjes së detyres Fatos Lulo ka deklaruar në IKDKPI apartament banimi në ndërtim 150 m2 Toronto Kanada ne vlerën e 14,200,000 leke të pahipotekuar me burim nga aktiviteti si avokat.
Depozitë jashtë vendit Toronto, Kanada në shumën 400.00 dollarë kanadeze me burim nga puna në emigracion, hua motres ne shumen e 480.000 dollarëve për blerjen e një shtëpie në Kanada si dhe nisjen e nje biznesi privat.
Ndërsa në deklaratën bashkangjitur deklaratës së pasurisë vetting 2017 ka deklaruar se asgjë që është deklaruar në 2004 nuk është e vertete.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kpk-lulo-beri-deklarim-te-rreme-te-pasurise-cenoi-rende-figuren-e-gjyqtarit