PD-LSI thyejnë bojkotin për BE, Pollo: I uroj fat Ramës me Merkel! Vlahutin: Punë, jo fjalë

Report TV 2018-05-14

Views 0

PD dhe LSI kanë thyer bojkotin e Kuvendit, të paktën vetëm për ditën e sotme.

Deputetët e opozitës kanë marrë pjesë në prezantimin e progres-raportit të KE në komisionin parlamentar të Integrimit nga ambasadorja Romana Vlahutin, ku vlen të theksohet rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave të Shqipërisë.

Nga deputetët e PD bie në sy kryetari i komisionit parlamentar të Integrimit, Genc Pollo. Deputetët e tjerë të PD që kanë thyer bojkotin janë Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj dhe Grida Duma. Ndërsa nga LSI marrin pjesë ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha si dhe deputetët Petrit Vasili e Edmond Panariti.Pollo: Shpresoj që Rama të ketë sukses në Gjermani
Kreu i komisionit parlamentar të Integrimit, Genc Pollo tha se opozita po lobon për të bindur vendet skeptike për çeljen e negociatave në qershor. Duke i uruar suksese Ramës sot në Gjermani, Pollo kërkoi të ndalojnë sulmet ndaj deputetëve europianë.

Opozita po bën përpjekje për të bindur vendet skeptike. Shpresoj që Rama të ketë sukses sot në Gjermani. Të shmangen sulmet ndaj deputetëve evropianë. Jo sulme për merita e fajtorë.

Genc Pollo, kryetar i komisionit parlamentar të Integrimit

Share This Video


Download

  
Report form