Pesë ditë pas protestës të zhvilluar përpara Gjykatës së Apelit në Shkodër, për lirimin e 11 kuksianëve, policia ka shoqëruar tre anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, mes tyre edhe kreun e këtij forumi.
Në komisariatin e Shkodrës janë shoqëruar sot 3 të rinjtë Arvit Bushati, Besjan Zaja dhe Ergys Ivziku. Ata protestuan pak ditë më parë përballë godinës së Gjykatës së Apeëlit në Shkodër, për lirimin e 11 kuksianëve, të cilët ishin në pritje të vendimit të Apelit, pasi Gjykata e Tiranës vendosi për ta ?arrest me burg?.
Kujtojmë se protesta u shoqërua me fishekzjarre dhe tymuese në shenjë proteste. Pas seancës që zgjati rreth 4 orë 8 prej protestuesve u liruan, ndërsa mbetën në burg 3 prej tyre.