Ora News - Berat, dëmtohet kurora e gjelbër, vidhet ndriçimi i rrugës

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dikur një rrugë lidhëse tepër e rëndësishme, sot për beratasit mbetet vend i vetëm për të ecur në natyrë.

Rruga që lidh Beratin me disa fshatra dhe që dikur të conte në Përmet e ka humbur një pjesë të funksionit dhe tashmë përdoret si shëtitore nga qytetarët.

Banor: "Kjo ka qenë gjithmonë mushkëria e Beratit dhe unë kam mbi 10 vite që këtë rrugë unë e bëjë sidomos paradite."

Por çdo mbrëmje zona zhytet në errësirë për shkak të vjedhjes së rrjetit dhe shtyllave të energjisë elektrike.

Banore: "Ndriçimi është kryesori. Që kur janë vjedhur instalimet, linjat nuk është vënë dorë."

Nga një anë kodra me pisha dhe nga ana tjetër bregu i lumit Osum, e bëjnë këtë pjesë rruge që të quhet si "mushkria e qytetit".

Por prerjet, zjarret, por së fundmi dhe kushtet atmosferike, e kanë dëmtuar shumë kurorën e gjelbër mbi rrugë.

Banor: "Fatkeqësisht në verë i djegin pishat ndërsa në dimër i presin. Si qytetar i kam thënë edhe zyrës së pyjeve."

Ndërkohë, që burime pranë zyrës së shërbimeve në këtë qytet bëjnë me dije se investimi i fundit për ndriçimin e zonës u vodh, ndërsa në saj të programit të gjelbërimit këtu shumë shpejtë do të mbillen pisha të reja.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/berat-demtohet-kurora-e-gjelber-vidhet-ndricimi-i-rruges

Share This Video


Download

  
Report form