Prona e para të pajustifikuara, gjyqtarja Xhoxhaj sjell dokumente shtesë, KPK shtyn vendimin

Report TV 2018-05-14

Views 2

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë vendimin për gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj. Shkak për shtyrjen e kësaj seance janë bërë dokumentet shtesë të sjella nga gjyqtarja Xhoxhaj për likuiditet.

Gjyqtarja e Kushtetueses ka paraqitur sot dokumente shtesë për të justifikuar paratë. Për këtë arsye, KPK ka kërkuar kohë për t?i shqyrtuar dokumentet, duke shtyrë vendimin për në datën 03 maj 2018.

Nga hetimet e kryera, KPK ka arritur në konkluzionin se Xhoxhaj ka bërë deklarime të pavërteta dhe nuk justifikon burimin e të ardhurave të saj për apartamente e truall në Tiranë dhe te Gjiri i Lalzit, si dhe nuk justifikon shumën prej 4.4 milionë lekë.

Në seancën dëgjimore të ditës së hënë, gjyqtarja Xhoxhaj iu hakërrye trupës relatore të KPK se nuk e njohin ligjin, duke kërkuar që të rikonfirmohet në detyrë. Sot, zyrtarja e sistemit të drejtësisë ka surprizuar KPK, duke sjellë dokumentet e pasurisë.

Me goditjen e anëtares Altina Xhoxhajt nga veprimi i ligjit të Vetingut, Gjykata Kushtetuese mbetet me tre anëtarë, në pamundësi për t?u mbledhur dhe për të marrë vendime, duke çuar kështu në mbylljen e gjykatës më të rëndësishme në Shqipëri.

Share This Video


Download

  
Report form