Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Ajo është një gazetare, të cilën e ndjekim vazhdimisht jo vetëm në programin e saj, por dhe në panele televizive kur ftohet për çështje të ndryshme.
Bëhet fjalë për Ornela Gaçen, e cila ishte sot e ftuara e radhës në studion e ?Rudina?, në Tv Klan, nga ku tregoi fillimet në karrierë dhe jetën jashtë televizionit. Ajo tregoi momente nga dasma dhe historinë e dashurisë me bashkëshortin Rezeart Kadija.
?Unë e nis ditën në mënyrë të çuditshme. E çoj vajzën vetë në shkollë dhe kam zgjedhur vetë ta bëj këtë. Bëj një cirk të jashtëzakonshëm. Por, çdo ditë në orën 17:00 unë jam në shtëpi, sepse vajza dhe bashkëshorti kanë nevojë për mua. Unë jam martuar në vitin 2006 dhe në 2011-ën ka ardhur në jetë Vivian.
Dasma jonë ka qenë e çmendur. Kam bërë edhe ritin e heqjes së ?shiritit? nga këmba ime në dasmë. Ishte një moment i çmendur dhe gjithë fisi më shikonte dhe thonin: Po kjo çfarë po bën tani? Nxorri gjithë atë pjesë të këmbës aty? Por, shoqëria më ka bërë gjithë dasmën dhe do të mbahet mend gjatë.
Unë me Rezeartin jemi njohur nëpërmjet një shokut tim të ngushtë. Kur shoqja ime kishte dasmën mua më duhej një partner dhe ky tha të shoqëroj unë. Unë kisha menduar që Rezeartin t?ia bëja shoqes time të ngushtë dhe se kisha menduar se mund të ishte burri im dhe kur e pashë që u tregua i gatshëm të më shoqeronte në dasmë fillova ta shoh ndryshe?, tregoi gazetarja.
Dasara Karaiskaj njihet si një nga gazetaret më pa komplekse. Sot ajo ka surprizuar shoqen e saj të ngushtë Ornela Gaçe përmes një videomesazhi në studion e ?Rudina?, në Tv Klan.
Ndërkohë që Gaçe po fliste për miqësinë me Karaiskajn në ekran u shfaq videomesazhi, ku ajo i bënte publikisht disa kërkesa shoqes së saj dhe me humor i tha: Edhe burrin ta dua shumë Ornela, e di ti.
?Mendove se do të ndahesha unë ë? Unë kam 15 vjet që nuk të ndahem, nuk do të ndahesha as tek Rudina. Më kanë thënë të bëj një përshëndetje, por nuk e kam për ty e kam për Vivin, e cila po na ndjek në këto momente. Vivi të dua shumë. Edhe burrin ta dua shumë Ornela, e di ti.
Po të bëj edhe një kërkesë publike: A ka mundësi të mos jesh aq nevrike të lutem. Ul pak nervat dhe impulsivitetin, por zemrën tënde të madhe mos e ndrysho kurrë. Do të të dua gjithmonë?, tha Karaiskaj në mesazhin e saj.