Report TV - Asistenca, LSI akuza deputetit të PS në Skrapar: Tërhiqu, ja ku do përfundosh

Report TV 2018-05-14

Views 1

Lëvizja Socialiste për Integrim ka sulmuar deputetin socialist në Qarkun e Beratit, Adnor Shameti, lidhur me skemën e re të ndihmës ekonomike në Skrapar.

Deputeti Nasip Naço i bëri thirrje Shametit të heq menjëherë dorë nga vendimet e tij dhe t?i jepet zgjidhje problemit, duke shtuar se kanë mbetur pa të ardhura 876 familje dhe rrezikojnë edhe 418 aplikantë të rinj.

Sipas tij, qeveria Rama nuk ka asnjë plan zhvillimi për Skraparin dhe kjo është arsyeja që njerëzit po braktisin vendin çdo ditë e më shumë.

?Qeveria e drejtuar nga Rama nuk ka asnjë plan zhvillimi për Skraparin, për hapjen e vendeve të reja të punës, duke i lënë skraparlinjtë alternativën e vetme largimin nga Shqipëria. Deputeti i zonës, Adnor Shameti, të heqë dorë sa më shpejt nga vendimet e tij dhe të bëhet zgjidhja e problemit. Ai duhet ta kuptojë se presioni me ndihmën ekonomike nuk do ti sjellë votat e munguara rilindjes në Skrapar. Janë 876 familje që do mbeten pa të ardhura, pa ndihëm ekonomike. 418 aplikantë të rinj do të mbeten pa të ardhura, për shkak të mungesës së këshilltarëve të rilindjes në këshillin bashkiak. Skraparlinjtë janë të varfër, por nuk mund të shiten apo të blihen. Deputetin delirant koha do ta hedhë në koshin e plehrave?,

Share This Video


Download

  
Report form