A do martohesh? Soni Malaj: Kam nje unaze ne gisht...

RTV KLAN 2018-05-14

Views 3

"Në kurthin e Piter Pan", këngëtarja Soni Malaj ka zbuluar këtë të hënë se martesa është pjesë e planeve të saj të afërta. Duke iu përgjigjur pyetjeve të fëmijëve, por edhe drejtueses së spektaklit Alketa Vejsiu, nëse do të ketë një martesë, këngëtarja tha: "Kam një unazë në gisht në fakt kështu që..."

Të vegjlit e pyetën edhe nëse dëshiron të bëjë një motër ose vëlla për vajzën e saj Anna, pyetje së cilës Malaj iu përgjigj shkurt dhe plot bindje: "Dua".

Soni Malaj është prej disa vitesh në një lidhje me Klevin, një biznesmen nga Tirana, ndërsa ka një vajzë 6-vjeçare nga martesa e saj e mëparshme me balerinin italian Mirko Luccarelli./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form