Michel: Vendimi i Belgjikes shpallet ne Qershor, por vizita ime nuk eshte rastesi

RTV KLAN 2018-05-14

Views 2

Kryeministri i Belgjikës, Charls Michel, tha të hënën se nuk mund ta bëjë publik vendimin e Belgjikës për të mbështetur ose jo hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë, por shtoi se vizita e tij në Tiranë nuk ishte rastësi.

?Para disa ditësh u dha një rekomandim i rëndësishëm, pa kushte, i BE drejt procesit të anëtarësimit, këto janë fjalët e BE dhe në javët e ardhshme do të ketë diskutime politike shumë të rëndësishme të nivelit të lartë në gjirin e Bashkimit Europian ndërmjet shefave të shteteve dhe qeverive në një samit që do të mbahet në Sofje. Do të jetë rasti për të shkëmbyer mendimet në lidhje me të ardhmen e BE-së dhe vendet e rajonit. Do të merret një vendim në qershor, i cili do të jetë shumë i rëndësishëm. Ne ramë dakord të ruajmë një dialog shumë të ngushtë me kryeministrin për të nxitur zhvillimet lidhur me këtë vendim që do të merret në muajin qershor. Nuk mund të them tani vendimin zyrtar, Belgjika do të shprehet në muajin Qershor, megjithatë me shumë qartësi, me shumë vendosmëri them se ne dëshirojmë të vazhdojmë përpjekjet e BE me Shqipërinë?, tha Michel në një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama, në Tiranë.

Megjithatë, Kryeministri belg tha se vizita e tij në Tiranë nuk ishte rastësi dhe se ai personalisht ishte për njohje të përpjekjeve të Shqipërisë.

?Vizita ime sot në Shqipëri nuk është një rastësi, e pranova me kënaqësi ftesën që mu bë për të dhënë një sinjal nga ana e BE, një sinjal miqësie, respekti dhe vlerësimi për përpjekjet e rëndësishme që janë kryer... Në procesin e vendimmarrjes duhet të respektoj kalendarin e përcaktuar, nuk mund ta vë qerren para kaut. Është në fillim mbledhja e liderëve të BE dhe pastaj kjo pikë do të vendoset të rendin e ditës së një mbledhjeje zyrtare dhe në atë moment do të komunikoj vendimin e Belgjikës. Por megjithatë unë do të jap një mesazh vullneti në mbështetje të përpjekjeve sepse unë bëj pjesë tek ata që mendoj se duhen njohur përpjekjet.?

Share This Video


Download

  
Report form