Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të gjithë qytetarët që kanë të ardhura më shumë së 2 mln lekë në vit duhet që të deklarojnë të ardhurat. Sipas Administratës tatimore data e dorëzimit të dokumentacioneve është deri në 30 prill të këtij viti . Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave është e detyrueshme të paraqitet gjithashtu edhe nga individët jo rezidentë.Qytetarët kanë afat tre muaj për të korrigjuar gabimet dhe nëse nuk deklarojnë rrezikojnë të gobiten me 10 mijë lekë .
Qytetarët me të ardhura mbi 2 mln lekë në vit duhet të plotësojnë deklaratën e të ardhurave brenda datës 30 prill. Alketa Çabej shpjegon se pjesë e deklaratës janë të ardhurat nga pagat, të ardhurat nga dividenti për pjesëmarrje në shoqëri tregtare,të ardhurat nga qiraja apo lojërat e fatit.
Alketa Çabej: Janë të ardhura të tatueshme të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet, të ardhurat nga dividenti, të ardhurat nga lojerat e fatit, të ardhurat nga fitimet kapitale, nga shitja e pasurisë së paluajtshme apo pronësisë që ka në aksione apo kapitale në shoqëri. Të ardhurat nga qiratë, nga interesat bankare.
Në rast se plotësimi i deklaratës bëhet gabim ose individi do të korrigjojë të dhënat kanë afat tre mujor.Ndërsa në rast të mosdorëzimit të deklaratës ligji parashikon gjoba deri në 10 mijë lekë të reja.
Alketa Çabej: Nëse ata e vërejnë që gjatë deklarimit nuk i kanë llogaritur të ardhurat e përfituara, a kanë harruar ndonjëgjë nga të ardhurat që kanë përfituar gjatë vitit atëhere ata mund ta ndryshojnë pa asnjë penalitet.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/qytetaret-me-2-mln-leke-ne-vit-duhet-te-deklarojne-te-ardhurat-afati-deri-ne-30-prill