Ora News - Dita e tokës, Malltezi: Ajri u ndot nga zjarri i mbeturinave në Kashar

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndotja e ajrit nga zjarri i përmasave të mëdha në zonën e Kasharit në Tiranë ka sjellë edhe reagimin e PD. Kreu i departamentit të mjedisit Jamarbër Malltezi, tha se kjo ishte mënyra si u festua në Tiranë dita e tokës. Malltezi denoncoi edhe ndotjen e pyjeve me mbeturina në Fushë Arrez apo prerjet pa kriter në zonën e Librazhdit.

Partia Demokratike denoncoi ndotjen e shkaktuar në ajër nga zjarri i të dielës në zonën e Kasharit në Tiranë pikërisht në ditën e tokës.

Malltezi: U festua me shtëllungat vdekjeprurëse të tymit kancerogjen që ishin sot dëshmia më tronditëse se mjedisi në Shqipëri nuk është prioritet. Reja gjigande kancerogjene që zgjati për disa orë në Tiranë, nuk është e vetmja katastrofë mjedisore.

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi tha se në shkelje të plotë të çdo ligji që mbron mjedisin dhe pyjet, mbetjet në Fushë Arrëz hidhen në pyll, i cili, edhe pa këto mbetje është në gjendje të mjeruar.

Malltezi: Pylli është i prerë, deri edhe tek filizat e rinj. Banorët e zonës e dinë që përfituesit kryesorë të masakrës mjedisore janë Kryetari dhe nën-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit.

E njëjta gjë sipas Malltezit po ndodh edhe në zonën e Librazhdit dhe në qarqe të tjera të vendit.

Malltezi: Moratoriumi i pyjeve është një copë letër pa vlerë edhe në Librazhd. Banorët e zonës atje denoncojnë Taulantin si protektorin e masakrimit të pyjeve dhe shitjes prej miliona lekësh të lëndës drusore.

Sipas Malltezit është e qartë se mjedisi dhe mbrojtja e tij nuk janë prioritete të qevrisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dita-e-tokes-malltezi-ajri-u-ndot-nga-zjarri-i-mbeturinave-ne-kashar

Share This Video


Download

  
Report form